Përshëndetje, unë quhem Valentina Kerolli dhe jam asistente dhe mësuese e gjuhës shqipe në kopsht. Është viti im i 7 që vazhdoj të punoj me pasion dhe përkushtim ndaj mësimdhënies. Veprimtaria ime e preferuar është krijimtaria artistike me fëmijët, duke i frymëzuar ata në një udhëtim të gëzueshëm të zhvillimit edukativ.

“Profesioni im është një rrugë e mbushur me dashuri dhe dëshirë për të ndihmuar secilin nxënës të arrinë potencialin maksimal.”