Përshëndetje, quhem Sanie Bajrami dhe jam mësuese e Gjuhës shqipe cikli fillor në shkollën Franceze. Kam mbaruar studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës dhe ky është viti im i parë që jam e angazhuar në këtë shkollë. Dashuria për të mësuar dhe ndihmuar të tjerët është pasioni kryesor i çdo mësuesi. Kam 8 vite karriere në arsim në institucione të ndryshme dhe gjithmonë kam inkurajuar nxënësit të zhvillojnë aftësi të reja dhe të eksplorojnë pasionet e tyre. Besoj se arsimi është mjet i fuqishem për ndryshim dhe gjithmonë përpiqem të krijoj ambient të sigurtë dhe mbështetës për të gjithë nxënësit.