Përshëndetje! Unë jam Rajmonda Berisha, mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Jam pjesë e shkollës franceze EFIP, ku në kolegj përkushtohem në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe letrare të nxënësve, duke krijuar një mjedis mësimor frymëzues dhe bashkëpunues. Gjuha dhe kultura janë ura që lidhin gjeneratat dhe nxisin mendimin kritik.