Jam Gazmend Preniqi nga Prishtina.

Që nga viti 2015 jam mësimdhënës i  Edukimit Fizik dhe ky është viti i parë me Shkollën Franceze.

Mësimdhënia nuk është thjesht vetëm një profesion për mua; është mision. Synimi im është krijimi i një mjedisi gjithëpërfshirës dhe mbështetës ku çdo student ndihet i fuqizuar për të eksploruar potencialin e tij fizik. Qoftë nëpërmjet sporteve ekipore, rutinave të fitnesit ose edukimit shëndetësor, qëllimi im është të ushqej dashurinë për një mënyrë jetese aktive që shtrihet përtej klasës.