Përshëndetje! Që nga viti 2019 jam mësuese në Edukimin e Hershëm. Ky është viti i parë në shkollën Franceze me femijet e kopshtit nën moshen 3vjeç. Për mua është shumë me rëndësi sigurimi i një ambienti të ngrohët, i cili respekton nevojat e secilit dhe pranon gjithkënd për atë që është dhe atë që tregon. Unë ndihem mirë kur shoh fëmijët të rriten të lumtur dhe të sigurt, vetëm atëherë kuptoj se jam në rrugën e drejtë dhe të duhur. Përherë nisem nga ajo se, “Çdo fëmijë është një artist, çështja është se si të mbetet një artist në rritje” dhe kjo vihet ne pah më së miri vetëm nga një mësues i mirë.