Bursa shkollore 2025-2026
Faza e parë e fushatës për bursat shkollore për vitin shkollor 2025/2026 është e hapur. Dosjet e aplikimit për bursë shkollore duhet të dorëzohen para të enjtes, më 27 shkurt 2025.
Faza e dytë e fushatës për bursat shkollore për vitin 2025/2026 do të hapet në korrik, dhe aplikimet duhet të dorëzohen deri në mesin e shtatorit 2025.
Për të aplikuar për bursë shkollore, fëmija duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë nacionalitet francez
- Të jetojë me familjen e tij/saj (me prindin/prindërit ose kujdestarin ligjor) në Kosovë
- Të jetë të paktën 3 vjeç gjatë vitit kalendarik të vitit shkollor
- Të jetë i regjistruar në Ambasadën Franceze në Kosovë
(Për më shumë informacion: Inscrivez-vous au registre des Français de l’étranger – La France au Kosovo; regjistrimi online është i mundur)
Aprovimi i bursës shkollore varet nga të ardhurat dhe pasuria e familjes