Është mrekulli kur fëmijët ndihmojnë fëmijët. Vepra e tyre është aq e bukur po aq sa çiltërsia e qëllimit të tyre. Fëmijët e Shkollës Ndërkombëtare Franceze në Prishtinë, dhuruan shumë dhurata të bukura për fëmijët e shoqatës AUTIZMI, me shpresë që festat dhe përditshmërinë e tyre të ju bëjnë më të bukur!
Ajo cka shoqata ju ofroj atyre, janë informatat rreth shokëve të tyre që janë pak më ndryshe se ata, dhe shumë dashuri, e cila u pasqyrua edhe në kartolinat me shumë zemra që fëmijët me autizëm punuan për ta!