Kopshti në shkollën tonë është ndërtuar si një model edukativ dhe jo vetëm social apo përkujdesje për fëmijët. Me fjalë të tjera kopshti është shkolla e parë për të nisur mësimin e hershëm, dhe tek ne konsiderohet një shkollë e vërtetë.
Kopshti ka një program edukativ, kurrikulim të përcaktuar nga Ministria Franceze e Arsimit dhe qartësisht të dallueshëm nga programi i shkollës fillore, ku fëmija mëson jo vetëm të bëhet nxënës, por dhe të zhvillojë strukturën e gjuhës së tij (në të folur, por dhe në të shkruar, të mendojë për botën dhe të nisë të aftësohet për të analizuar gjuhën e tij). Në këtë program koordinohen qëlimet institucionale të shkollës me zhvillimin dhe rritjen e fëmijës duke vlerësuar aftësitë e ndryshme të secilit nxënës.