Ecole Française Internationale de Pristina
Pse të regjistroheni në EFIP?
Shkolla franceze ndërkombëtare e Prishtinës ofron kushtet më të mira të pritjes dhe të edukimit shumëgjuhësh, frengjisht -anglisht-shqip, për fëmijët që nga kopshti (mosha 2 vjet) deri shkollën fillore (klasa e pestë). Ky sistem shumëgjuhësh i arsimit e bën EFIP unik në mesin e shkollave të huaja në Prishtinë.
Një shkollë e fokusuar tek nxënësit, EFIP kujdeset që të gjithë nxënësit e saj të përparojnë me ritmin e tyre, duke respektuar programet mësimore franceze. Nxënësit janë të përgatitur të ndjekin një shkollim zyrtar francez që u jep atyre qasje në universitetet franceze dhe të huaja.
Cilat janë oraret e mësimit në EFIP?
Kush e përbën ekipin?
Ekipi edukativ përbëhet nga mësues francezë, kosovarë dhe anglezë. Të gjithë mësuesit tanë kanë përvojë të pasur në sistemin arsimor francez dhe / ose në sistemet tjera. Disa kanë punuar tashmë në rrjetin e shkollave franceze jashtë vendit.
Klasa e kopshtit ka një asistente pedagogjike që ndihmon mësuesen e kopshtit çdo ditë në punën e saj dhe në kujdesin ndaj fëmijëve (higjiena, fjetja, etj.).
Si ta kontaktoni EFIP?
Për cdo pyetje në lidhje me procedurat e regjistrimit dhe ato administrative, luteni të dërgoni një email tek administrata e shkollës: info@efip-edu.org dhe / ose të na telefononi në + 383 49 194 902
Si të vini në EFIP?
EFIP është e vendosur në rrethin e Arberisë, në veriperëndim të Prishtinës. Shkolla është përballë ambasadës amerikane.
Do të gjeni një hartë në rubrikën “Kontakti”.
A është shkolla e hapur gjatë pushimeve verore?
Shkolla do të mbyllet nga data 1 korrik deri më 17 gusht. Shërbimi administrativ hapet më 17 gusht dhe fillimviti shkollor bëhet të hënën, më 3 shtator.
Si ta regjistroj fëmijën tim në EFIP? Cila është procedura?
Nëse dëshironi ta regjistroni fëmijën tuaj në EFIP, ju ftojmë të plotësoni dokumentet që do të shkarkoni në faqen tonë të internetit (“Regjistrimi”) dhe t’i dërgoni me email në adresën e administratës. Ju gjithashtu mund të kontaktoni direkt me telefon ose përmes emailit të administratës së shkollës, e cila do t’ju dërgojë dosjen e regjistrimit. Vini re se pranimi i të gjithë nxënësve të rinj varet nga vendet e lira që janë në shkollë.
Regjistrimi do të hyjë në fuqi pas pagesës së tarifave të shkollimit (tarifat e dosjes, tarifat e regjistrimit). Pagesa e këtyre tarifave mundëson lëshimin e një çertifikate regjistrimi.
Si paguhen tarifat për shkollim?
Tarifat e shkollimit mund të paguhen çdo muaj / tremuaj ose vit i plotë. Pagesa e këtyre faturave mundëson lëshimin e certifikatës së regjistrimit.
Në regjistrimin e parë të një fëmije në shkollë, tarifat i ngarkohen familjes.
Gjatë vitit shkollor, tarifat e shkollimit, si dhe çdo shpenzim që lidhet me shërbimin e mensës dhe transportin e shkollës, faturohen çdo tre muaj. Departamenti i kontabilitetit do të lëshojë një faturë për çdo pagesë.
Të gjitha këto tarifa mund të paguhen në euro. Pagesa mund të bëhet edhe me çek ose transfer bankar.
Fëmija im nuk është frankofon, por dua ta regjistroj në EFIP, a është e mundur?
EFIP pranon nxënësit jo frankofon. Ajo mund të ofrojë nje kursus të mësimit të frëngjishtes si gjuhë të huaj (FLE) që mundëson arrritjen e nivelit të duhur gjuhësor.
Fëmija im do të shkojë në shkollën e mesme të ultë, çfarë mundësish ka ai për të vazhduar shkollimin e tij?
Në partneritet me CNED, EFIP ofron mësime nga klasa e 6 deri në 9 nga një ekip mësuesish të trajnuar.
Si funksionon transporti shkollor?
Shkolla ka një shërbim të taksive. Ky shërbim është në dispozicion të familjeve për aq sa mbetet ekonomikisht i qëndrueshëm, nëse udhëtimi është i arsyeshëm dhe nëse garantohen kushtet e sigurisë. Rruga, ndalesa dhe koha e marrjes përcaktohen nga EFIP, duke marrë parasysh kufizimet specifike të familjeve. Të gjitha këto informata përditësohen rregullisht dhe u komunikohen familjeve para çdo ndryshimi të rrugës dhe orareve.
Më shumë informata do të gjeni në rubrikën e Transportit të shkollës.
Si funksionon mensa shkollore?
Për më shumë informata mbi mënyrën e funksionimit të mensës shkollore, luteni të vizitoni rubrikën Mensa të kësaj ëebfaqeje.
Dëshiroj të vendosem në Kosovë. A përshtatet vendi për të mirëpritur fëmijët e mi?
Kosova dhe kryeqyteti i saj Prishtina ofrojnë një ambient të përsosur për fëmijët e të gjitha moshave. Me shumë klube që ofrojnë aktivitete sportive dhe artistike dhe supermarkete, Prishtina është vend bashkëkohor dhe fëmijët tuaj nuk do të kenë probleme për të bërë miq dhe për të gjetur vendin e tyre.
Po sikur fëmija të lëndohet ose të sëmuret në shkollë?
Shkolla ka një farmaci dhe gjithë personeli është i trajnuar në kujdesin e ndihmës së parë. Kështu, nëse një nxënës lëndohet në institucion, ai do të mund të merr kujdesin e duhur shpejt. Pas regjistrimit, prindërit mund t’i japin leje shkollës që ta dërgojë fëmijën në spitalin më të afërt për një lëndim që kërkon vëmendje mjekësore. Ata gjithashtu mund të identifikojnë paraprakisht një spital të zgjedhur prej tyre për këtë lloj situate. Nëse fëmija ndihet i keq gjatë orëve të shkollës dhe gjendja e tij e pengon të vazhdojë mësimet, administrata lajmëron menjëherë prindërit dhe ata mund ta marrin fëmijën.
Çfarë masa sigurie do të merren në rast të reshjeve të mëdha të borës?
Duke pasur parasysh pozicionin e EFIP (në majë të një kodre, të aksesueshme me rrugë të shtruara), në rast të reshjeve të mëdha të borës, nxënësit do të ndalen pranë restorantit “Taunita”. Pjesa tjetër e udhëtimit do të bëhet në këmbë me drejtorin ose mësuesin.
Kreu i shkollës vendos për anulimin eventual të klasave në rast të rrezikut për nxënësit.
Nëse bora është shumë e madhe, një pritje minimale do të bëhet brenda shkollës
Duke pasur parasysh nivelin e lartë të ndotjes në Prishtinë, cilat janë masat e marrura nga EFIP?
Kohët e fundit, EFIP ka pajisur secilën nga klasat me pastruesit të ajrit. Falë veprimit të filtrave HEPA (të certifikuar nga Bashkimi Evropian), këto pastrues ulin nivelin e grimcave të imëta (PM2.5) në ajër. Këto pastrues ndezen çdo mëngjes para hapjes së shkollës. Kështu, kur fillojnë klasët, nxënësitdhe mësuesit mund të shijojnë një ajër të pastruar, pa rrezik për shëndetin.
Kosova është një zonë e rrezikshme sizmike, cilat janë standardet e sigurisë së EFIP?
Një plan i veçantë i sigurisë (PPMS) mund të konsultohet në EFIP. Personeli dhe nxënësit trajnohen disa herë në vit për t’u përgjigjur alarmeve anti-sizmike, për strehim dhe për tu evakuuar nga shkolla.
Stoqet e ushqimit, ujit, farmacisë dhe materialeve të tjera janë vënë në dispozicion për ndonjë emergjencë.
Çfarë masa sigurie do të marren në rast zjarri?
EFIP ka një alarm zjarri si dhe aparatet që kontrollohen rregullisht. Personeli dhe nxënësit trajnohen disa herë në vit për t’iu përgjigjur sinjalit dhe për tu evakuuar.
Në rast të trazirave politike, si do të funksionojë EFIP?
EFIP informohet çdo ditë nga Ambasada e Francës në Kosovë për trazira politike apo sulme që mund të pengojnë drejtimin e shkollës. Me vendim të Ambasadorit të Francës në Kosovë, shkolla mund të mbyllet përkohësisht.
Kreu i shkollës vendos për futjen e taksive shkollore. Ata vetëm marrin rrugën nëse kushtet e sigurisë sigurohen në të gjithë rrugën. Në rast pengese të trafikut të autobusëve, shkolla mund të sigurojë për pritjen më të gjatë të fëmijëve.